15 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë, deri më tani 284


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë publike se sot në Kosovë janë regjistruar edhe 218 raste pozitive me COVID-19 nga 461 mostra.

Ndër tjera bëhet e ditur se brenda 24 orëve kanë vdekur 15 persona, kështu numri i vdekjeve në total arrin në 284.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.862.

Kujtojmë se sot në Komunën e Suharekës kanë rezultuar pozitiv edhe 7 (shtatë) raste të reja.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.