15 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 1.511 në tërë Kosovën dhe mbi 103 mijë të shëruar

05.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar […]

15 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 1.511 në tërë Kosovën dhe mbi 103 mijë të shëruar Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 147 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103.711 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 1.511, prej tyre 15 në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,466 raste dhe 2,244 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (3), Gjakovë (2), Vushtrri (1) dhe Prizren (1).

Ndërsa të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Mitrovicë (48), Pejë (22), Prishtinë (16), Ferizaj (10), Lipjan (8), Fushë Kosovë (8), Podujevë (8), Gjilan (4), Prizren (3), Malishevë (3), Vushtrri (3), Klinë (2), Obiliq (2), Gjakovë (2), Istog (1), Deçan (1), Gllogoc (1), Viti (1), Kaçanik (1), Suharekë (1), Dragash (1), Rahovec (1).