Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 786 testime, ndërsa janë shëruar 43 pacientë.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë i vdekur.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 592.

MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 57 persona.

Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823.740, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103.221.

Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1.830.590.