148 raste pozitive me COVID-19 brenda 24 ore

17.10.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar për numrin e të infektuarve brenda 24 ore në Kosovë. Ministri Zemaj, ka njoftuar se testimet sot kanë arritur rekord brenda 24 orëve. “Janë bërë 1.028 teste, prej tyre janë 148 raste pozitive e asnjë rast të vdekjes nga Covid 19”, ka shkruar […]

148 raste pozitive me COVID-19 brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar për numrin e të infektuarve brenda 24 ore në Kosovë.

Ministri Zemaj, ka njoftuar se testimet sot kanë arritur rekord brenda 24 orëve.

“Janë bërë 1.028 teste, prej tyre janë 148 raste pozitive e asnjë rast të vdekjes nga Covid 19”, ka shkruar Zemaj në facebook, përcjellë SuharekaOnline.

Me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, Zemaj thotë se”Të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, duhet t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish, sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme, të panevojshme. Rekomandohet të përdoren format on-line të takimeve, të punës dhe aktivitetet tjera”.

Ai gjithashtu njofton se testimet nëpër shkollat në nivel vendi, po vazhdojnë.

Deri më sot, 410 shkolla janë testuar, 10 prej tyre me rekomandim të IKSHPK-së kanë kaluar nga skenari A në skenarin C.

Vetëm këtë javë tri shkolla kanë kaluar nga skenari A në atë C.