145 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 20 në Prizren

19.05.2021

Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 254 pacientë. Sipas raportit të punës për datën 19 maj 2021, 254 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme. 145 janë të konfirmuar me COVID-19, 10…

145 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 20 në Prizren

Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 254 pacientë.

Sipas raportit të punës për datën 19 maj 2021, 254 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

145 janë të konfirmuar me COVID-19, 10 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 171 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 143 pacientë: 6 pacientë janë në gjendje të rënduar, 77 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 108 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 53 pacientë, Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 11 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë, Mjekimi Intensiv-COVID, 7 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 111 pacientë: 4 në gjendje të rënduar, 68 të konfirmuar pozitivë, 63 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 20 pacientë, Spitali i Gjakovës, 17 pacientë, Spitali i Pejës, 30 pacientë, Spitali i Gjilanit, 23 pacientë, Spitali i Ferizajt, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë.

Etiketat

Ofertat e fundit