14,189 të shëruar, 638 të vdekur dhe 1,144 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar 33 raste pozitive me COVID-19, duke e arritur numrin total 15.971 raste nga 73.287 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjithashtu, ISHKPK-ja njofton se brenda 24 ore nuk është identifikuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, numri i viktimave deri më tani është 638, njofton SuharekaOnline.

Brenda 24 ore janë shëruar 46 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.189 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.144.

Kujtojmë se dje në Komunën e Suharekës është identifikuar vetëm një rast pozitiv me COVID-19, me vendbanim në Shirokë.

Ndërsa rastet e tjera vijnë nga këto komuna: Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Ferzaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Hani Elezit, Kamenicë, Klinë, Pejë, Skenderaj dhe Vushtrri.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.