Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.505 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 259 raste pozitive.
Konfirmohen 9 raste të COVID-19 në Suharekë, dy raste te fëmijët nga 10-19 vjet
15:26Prej 9 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 6 prej tyre janë femra dhe 3 meshkuj.Sipas grupmoshave rastet pozitive me COVID-19 në Suharekë janë: 1 nga 80-++ vjet, 1 nga 70-79 vjet, 1 nga 60-69 vjet, 1 nga 40-49 vjet, 2 nga 30-39 vjet, 1 nga 20-29 vjet dhe 2 nga 10-19 vjet.
870 të shëruar nga COVID-19 brenda 24 ore
15:24Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto vende: Prishtinë 357, Ferizaj 137, Lipjan 129, Shtime 63, Gjilan 52, Gllogoc 39, Klinë 31, Pejë 19, Fushë Kosovë 15, Kaçanik 14, Obiliq 7, Shtërpcë 4, Graçanicë 1, Dragash 1, Hani i Elezit 1
14 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në vendin tonë
15:21Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 14 raste të vdekjes nga COVID-19.Rastet e vdekjes nga COVID-19 janë nga këto vende: Pejë 2, Ferizaj 2, Malishevë 2, Gllogoc 1, Vushtrri 1, Obiliq 1, Rahovec 1, Kamenicë 1, Mitrovicë 1, Dragash 1, Prizren 1.
9 raste të reja me COVID-19 në Suharekë
15:15Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 61, Pejë 35, Ferizaj 22, Gjilan 19, Fushë Kosovë 18, Prizren 14, Mitrovicë 13, Gjakovë 12, Suharekë 9, Vushtrri 9, Malishevë 7, Kaçanik 7, Podujevë 6, Rahovec 4, Obiliq 4, Lipjan 3, Klinë 3, Gllogoc 3, Dragash 3, Shtime 2, Mitrovica e Veriut 2, Istog 1, Hani i Elezit 1, Viti 1.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes nga ky virus.
Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452.
Në total numri i rasteve aktive është 17.000.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës. Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.