14.307 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të dielën janë konfirmuar 680 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 9 viktima na ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të dielën në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë: Gelancë (1), Krushicë e Epërme (1), Leshan (1), Nishor (1), Samadrexhë (3), Shirokë (1), Sllapuzhan (1), Suharekë (1).

Gjithashtu, janë shëruar 465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.433 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.307.

Numri total i rasteve pozitive është 93.655 raste nga 443.122 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.915 raste të vdekjes.

RAPORTO