13,856 të shëruar nga COVID-19, 630 viktima dhe 1,328 raste aktive

05.10.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 56 raste të reja me COVID-19. Numri total i rasteve pozitive është 15,814 raste nga 70,219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, njofton SuharekaOnline. Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë rast i […]

13,856 të shëruar nga COVID-19, 630 viktima dhe 1,328 raste aktive Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 56 raste të reja me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 15,814 raste nga 70,219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, njofton SuharekaOnline.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, numri total i viktimave nga virusi Korona deri më tani ka arritur në 630.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,328.

Në Komunën e Suharekës gjatë ditës së dielë nga IKSHPK-ja janë identifikuar dy raste të reja me COVID-19, një rast në Suharekë dhe një tjetër në Shirokë.