13,784 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

04.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të enjtën në tërë vendin janë regjistruar 627 raste të reja me COVID-19. IKSHPK gjithashtu ka njoftuar se brenda 24 ore në Komunën e Suharekës janë identifikuar 2 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për një viktimë të moshës 78 vjeç, transmeton SuharekaOnline. […]

13,784 raste aktive me Coronavirus në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të enjtën në tërë vendin janë regjistruar 627 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK gjithashtu ka njoftuar se brenda 24 ore në Komunën e Suharekës janë identifikuar 2 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për një viktimë të moshës 78 vjeç, transmeton SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26,453 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,784.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 41,299 raste nga 148,213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,062 raste të vdekjes.