137 të shëruar dhe 4 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Nga IKSHPK janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv brenda 24 orëve të fundit, (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë) ku numri total ka arritur në 611.

Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003.

Nga statistikat e IKSHPK-së në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.