1,359 raste aktive dhe 627 viktima nga COVID-19 në Kosovë

02.10.2020

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 43 raste të reja me COVID-19, duke e arritur numrin e rasteve pozitive 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë. Gjithashtu, në 24 orëshin e fundit janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri […]

1,359 raste aktive dhe 627 viktima nga COVID-19 në Kosovë Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 43 raste të reja me COVID-19, duke e arritur numrin e rasteve pozitive 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë.

Gjithashtu, në 24 orëshin e fundit janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,359, njofton SuharekaOnline.

IKSHPK-ja njofton se brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali i Prizrenit), duke e arritur numrin total të viktimave 627.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës dje janë identifikuar 2 raste pozitive një në fshatin Mushtisht një në fshatin Vraniq.