13,492 të shëruar dhe 1,457 raste aktive me COVID-19

30.09.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Sipas statistikave të IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktim nga COVID-19, numri total i të vdekurve nga virusi Korona është 625. Gjatë 24 orëve […]

13,492 të shëruar dhe 1,457 raste aktive me COVID-19 Foto: TOPSHOT - An attending physician listens to the breathing of a patient who is recovering after admission to an intensive care unit (ICU) in the coronavirus (COVID-19) patient nursing department of The HMC Westeinde Hospital in The Hague on April 4, 2020. (Photo by Remko DE WAAL / ANP / AFP) / Netherlands OUT (Photo by REMKO DE WAAL/ANP/AFP via Getty Images)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Sipas statistikave të IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktim nga COVID-19, numri total i të vdekurve nga virusi Korona është 625.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.

Në Komunën e Suharekës gjatë 24 orëve të fundit nga IKSHPK nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Numri i të infektuarve në vendin tonë javëve të fundit ka rënie, gjithashtu edhe numri i viktimave, ndërsa numri i të shëruarve është duke u rritur.

Mirëpo MSH-ja bënë lutje për respektimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.