13,420 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

29.09.2020

IKSHPK-ja ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Sipas raportit të IKSHPK-së brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan), duke e […]

13,420 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

IKSHPK-ja ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Sipas raportit të IKSHPK-së brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan), duke e arritur numrin total të viktimave në 625, njofton SuharekaOnline.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës jan identifikuar 5 raste pozitive me COVID-19 duke e renditur komunën tonë të katërtën në list.

Sipas IKSHPK-së rastet e Komunës së Suharekës janë nga këto vendbanime: 1 rast në Mushtisht, 1 rast në Shirokë dhe 3 në Suharekë