131 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 7 në Prizren

04.06.2021

Në bazë të raportimeve nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 131 pacientë, prej tyre 54 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 2 prej tyre në gjendje të […]

131 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 7 në Prizren Foto: Ilustrim

Në bazë të raportimeve nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 131 pacientë, prej tyre 54 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 2 prej tyre në gjendje të rënduar, 27 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 71 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 26 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 44 pacientë, 27 të konfirmuar pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 7 pacientë, Spitali i Gjakovës, 4 pacientë, Spitali i Pejës, 16 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë.