13 zyrtarët që nuk duan ta deklarojnë pasurinë

  • 09.04.2019, 10:39

Është 13 numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

AAK ka deklaruar se nga 4839 zyrtarë publikë, të cilët ishin të obliguar ta deklarojnë pasurinë në AKK, 64 prej tyre nuk e kanë respektuar afatin ligjor.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar në uebfaqe listën e këtyre zyrtarëve që s’kanë bërë deklarimin e pasurisë.

Vitin e kaluar, 86 zyrtarë publikë nuk e kishin deklaruar pasurinë. Agjencia Kundër Korrupsionit ndaj tyre kishte ushtruar kallëzime penale për mosdeklarim.

Por, kjo Agjenci nuk ishte e kënaqur me dënimet që dhanë gjykatat, edhe pse deklarimi i rremë apo mosdeklarimi mund të dënohet deri me 5 vjet burgim.

Të tjera