13 të shëruar dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13 të shëruar dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Fjolla Hoxha

11.07.2021 / Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,898 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 12 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar për rast të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe janë shëruar 13 pacientë.

Në total numri i rasteve aktive është 133.

Ndërsa, gjatë 24-orëve janë vaksinuar 919 qytetarë. 

LEXO EDHE:  Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, 92 në tërë Kosovën

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit