13.944 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

12.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 529 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 12 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 2 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Rastet tjera pozitive […]

13.944 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 529 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 12 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 2 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Rastet tjera pozitive janë nga: Prishtinë 194 raste, Mitrovicë 66 raste, Gjilan 60 raste, Podujevë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 18 raste, Gjakovë 18 raste, Skenderaj 16 raste, Vushtrri 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 12 raste, Kamenicë 8 raste, Shtime 8 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Klinë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Zubin-Potok.

Gjithashtu, dje janë shëruar 503 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.944.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 97.996 raste nga 475.417 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.988 raste të vdekjes.