13.902 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 793 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 10 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së premte janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme janë: Greikoc (1), Mushtisht (3), Nishor (1), Suharekë (3) dhe Vraniq (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 755 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.402 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.902.

Numri total i rasteve pozitive është 92.198 raste nga 434.893 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.894 raste të vdekjes.

RAPORTO