13.874 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

02.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 923 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 12 viktima nga ky viurs. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së enjte janë identifikuar 12 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve […]

13.874 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 923 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 12 viktima nga ky viurs.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së enjte janë identifikuar 12 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (1), Nëpërbisht (2), Peqan (1), Semetisht (2), Studençan (1), Suharekë (4) dhe Vraniq (1).

Gjithashtu,  janë shëruar 893 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 75.647 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.874.

Numri total i rasteve pozitive është 91.405 raste nga 430.860 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.884 raste të vdekjes.