13.804 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

13.804 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Eurolinda Zenelaj

01.04.2021 / Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 923 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 12 rasteve pozitive me COVID-19 në Suharekë janë: Budakovë (1), Bukosh (3), Mushtisht (2), Reshtan (1), Samadrexhë (1), Semetisht (1), Suharekë (2) dhe Vraniq (1).

Gjithashtu të mërkurën janë shëruar 771 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 74.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.804.

Numri total i rasteve pozitive është 90.430 raste nga 425.850 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.872 raste të vdekjes.

RAPORTO