13.726 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

29.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 914 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 10 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka njoftuar se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 84 vjeç, shkruan […]

13.726 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 914 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 10 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka njoftuar se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 84 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 12 rasteve pozitive në Komunën e Suharekës janë: Budakovë (1), Gelancë (1), Mushtisht (1), Sallagrazhdë (1), Samadrexhë (2) dhe Suharekë (6).

Gjithashtu, janë shëruar 602 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 72.415 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.726.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 87.981 raste nga 414.902 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.840 raste të vdekjes.