13.593 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, sot fillon vaksinimi i personelit shëndetësor

30.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hëne janë konfirmuar 774 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste te reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve […]

13.593 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, sot fillon vaksinimi i personelit shëndetësor Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hëne janë konfirmuar 774 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste te reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve te djeshme janë: Bllacë (1), Gjinoc (1), Mushtisht (1), Nishor (3) dhe Suharekë (3).

Gjithashtu, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593.

Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.

Ndryshe, mbrëmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u vaksinua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, e më pas zyrtarja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

Ndërsa, procesi i vaksinimit zyrtarisht fillon sot në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetor”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.