13.236 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

14.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 494 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 12 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të martën në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve të […]

13.236 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 494 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 12 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të martën në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (3), Peqan (1) dhe Suharekë (5).

Ndërsa, rastet tjera pozitive janë: Prishtinë 151 raste, Gjakovë 42 raste, Gjilan 30 raste, Pejë 23 raste, Vushtrri 23 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 22 raste, Ferizaj 21 raste, Malishevë 17 raste, Deçan 15 raste, Viti 14 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Podujevë 11 raste, Kaçanik 10 raste, Klinë 9 raste, Obiliq 9 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Junik 4 rastedhe me nga dy raste komunat Graçanicë, Lipjan dhe Rahovec.

Gjithashtu të martën janë shëruar 1.009 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 83.591 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.236.

Numri total i rasteve pozitive është 98.835 raste nga 482.413 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.008 raste të vdekjes.