1293 raste aktive me Covid-19 në Kosovë, 14 në Suharekë

02.07.2020

Rastet me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta. Kjo pasi që Qeveria mori vendim për lirimin e masave kufizuese. Vetëm 5 ditët e fundit në Komunën e Suharekës janë shënuar 12 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 14, numri i pacientëve të shëruar është 38 dhe 2 raste kanë përfunduar me fatalitet. […]

1293 raste aktive me Covid-19 në Kosovë, 14 në Suharekë Foto: Ilustrim

Rastet me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta. Kjo pasi që Qeveria mori vendim për lirimin e masave kufizuese.

Vetëm 5 ditët e fundit në Komunën e Suharekës janë shënuar 12 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 14, numri i pacientëve të shëruar është 38 dhe 2 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Deri më tani në tërë Kosovën janë shëruar 1644 pacientë, ndërsa 1293 raste mbeten aktive.

IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.