12,864 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se dje janë kryer 1,590 testime prej të cilave 609 raste të reja me Covid-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste të reja dhe janë regjistruar 3 raste të vdekjës nga virusi Korona.

Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)” thuhej në njoftimin e IKSHPK-së, përcjellë SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21,746 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,864.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 35.549 raste nga 134.318 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 939 raste të vdekjes.

RAPORTO