1250 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, 12 prej tyre në Suharekë

Rastet me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta. Kjo pasi që Qeveria mori vendim për lirimin e masave kufizuese.

Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me këtë virus, në IKSHPK janë testuar 23.780 persona, ku pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar 2.878 persona, kurse 51 kanë përfunduar me fatalitet.

Vetëm 4 ditët e fundit në Komunën e Suharekës janë shënuar 10 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 12, numri i pacientëve të shëruar është 38 dhe 2 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Deri më tani në tërë Kosovën janë shëruar 1.577 pacientë, ndërsa 1.250 raste mbeten aktive.

IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.