124 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës

23.09.2020

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 202 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës, prej tyre 124 janë të konfirmuar se janë pozitiv me COVID-19. Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 129 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 4 në respiratorë dhe 6 […]

124 pacientë me COVID-19 po trajtohen  në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 202 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës, prej tyre 124 janë të konfirmuar se janë pozitiv me COVID-19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 129 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 4 në respiratorë dhe 6 me CPAP maskë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 49 pacientë, prej tyre 24 me oksigjenoterapi, 1 në respiratorë dhe 2 me CPAP maskë.

Gjithashtu në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 88 pacientë për COVID-19.