1,231 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, 21 prej tyre në Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive.

Sipas statistikave të IKSHPK-së thuhet se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK), duke e arritur numrin total të viktimave në  648, transmeton SuharekaOnline.

Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,368 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,231.

Kujtojmë se dje nga IKSHPK-ja në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, mirpo në komunën tonë aktualisht janë 21 raste aktive.

Rastet që kanë rezultuar pozitive me koronavirus janë nga këto 10 komuna: Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.