122 të shëruar dhe 34 raste pozitive me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar 34 raste pozitive me covid-19.

Ndërsa, janë shëruar 122 pacient që ishin të infektuar me COVID-19, këtë e ka konfirmuar Zemaj me anë të një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miraruar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR.

Këtë ma konfirmoj zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike.

Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR.

Test PCR mund të kthehen nëse vërejm se ka rritjet të rasteve të infeksionit.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.