Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe është shënuar një aksident me fatalitet, 34 aksidente me persona të lënduar dhe 86 aksidente me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave të komunikacionit, duke shqiptuar gjithsej 2,161 gjoba trafiku vetëm brenda një dite.
Në kuadër të veprimeve operative, janë arrestuar 22 persona, prej të cilëve 15 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar për vuajtje të dënimit.