1,203 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, prej tyre 22 në Suharekë

07.10.2020

Instituti i Shëndetësisë publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 41 raste pozitive me COVID-19,duke e arritur numrin total të infektuarve në 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm […]

1,203 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, prej tyre 22 në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti i Shëndetësisë publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 41 raste pozitive me COVID-19,duke e arritur numrin total të infektuarve në 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203, njofton SuharekaOnline.

Fatkeqësisht edhe në 24 orëshin e fundit janë shënuar tri viktima nga COVID-19 duke e quar numrin e vdekjeve nga ky virus në 635.

Kujtojmë se dje nga IKSHPK-ja në Komunën e Suharekës janë identifikuar dy raste pozitive, një në Studençan dhe një në Suharekë.

Gjithashtu dje Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi ka njoftuar se aktualisht në Suharekë janë 22 raste aktive, 198 të shëruar dhe 15 të vdekur.