120 mijë euro për rrugën Koshare në Gelancë dhe në Budakovë

15.04.2019

120.000 euro është vlera tjetër e investimeve, që do të vijnë në Suharekë. Me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal sot kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim, e cila realizon financimin e Rruga ”Yjet e Lirisë” në Budakovë dhe rruga “Koshare” në Gelancë. Puna për Komunën e Suharekës nuk ndalet. Me vullnet dhe angazhim ne do t’ia dëshmojmë […]

120 mijë euro për rrugën Koshare në Gelancë dhe në Budakovë Foto: Ilustrim

120.000 euro është vlera tjetër e investimeve, që do të vijnë në Suharekë.

Me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal sot kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim, e cila realizon financimin e Rruga ”Yjet e Lirisë” në Budakovë dhe rruga “Koshare” në Gelancë.

Puna për Komunën e Suharekës nuk ndalet. Me vullnet dhe angazhim ne do t’ia dëshmojmë përkushtimin tonë, ka njoftuar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Për rrugën Koshare në Gelancë SuharekaOnline kishte raportuar se ishte ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj i cili kishte ndërprerë asfaltimin e rrugës Koshare në Gelancë për vetëm 300 metra.

Bindjet partiake të banorëve të kësaj lagjeje siç duket kishin indinjuar ish-kryetarin Asllanaj për mos asfaltimin e kësaj rruge, thotë një banor i kësaj lagjeje.

Fiset që jetojnë në këtë pjesë si Usaj, Krasniqi, Kodra, Jashari e kanë tejet të vështirë qarkullimin në këtë rrugë sidomos kur ka të reshura.