12 të vdekur në aksidente trafiku që nga 15 Nëntori

20.12.2018

Policia e Kosovës, njoftoi se prej datës 15 Nëntor 2018, deri më 19 Dhjetor 2018 kanë humbur jetën 12 persona në aksidente trafiku. Policia e Kosovës bëri disa statistika se sa aksidente kanë ndodhur në trafik, nga statistikat e Policisë dolën se vetëm gjatë kësaj periudhe 15 Nëntor – 19 Dhjetor, kanë ndodhur 1 mijë […]

12 të vdekur në aksidente trafiku që nga 15 Nëntori Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, njoftoi se prej datës 15 Nëntor 2018, deri më 19 Dhjetor 2018 kanë humbur jetën 12 persona në aksidente trafiku.

Policia e Kosovës bëri disa statistika se sa aksidente kanë ndodhur në trafik, nga statistikat e Policisë dolën se vetëm gjatë kësaj periudhe 15 Nëntor – 19 Dhjetor, kanë ndodhur 1 mijë e 362 aksidente trafiku në tërë rajonin e Kosovës.

Po ashtu, Policia bëri të ditur se 8 prej këtyre aksidenteve ishin me fatalitet, 519 me lëndime trupore, kurse 805 aksidente me dëme materiale, raporton Zëri.

Megjithatë, duke shikuar statistikat e vitit të kaluar nga Policia e Kosovës, numri i aksidenteve në krahasim me vitin e kaluar, ka shënuar ulje.
Në po të njëjtë periudhë gjatë vitit të kaluar, 17 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Njëri nga aksidentet me fatalitet i cili kishte ndodhur me 16 nëntor ishte aksidenti në fshatin Mramor të Prishtinës, në të cilin ishin përfshirë tri vetura, ku mbetën të vdekur katër persona të një familjeje nga Komuna e Gjilanit.

Në këtë aksident në vendin e ngjarjes kishin vdekur vozitësi dhe një pasagjere, ndërsa dy pasagjerë të tjerë kishin vdekur në QKUK, të cilën në këtë aksident ishte edhe eskorta e Ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.