12 të shëruar dhe 7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

25.06.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,224 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 7 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

12 të shëruar dhe 7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,224 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 7 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107,714 raste dhe 2,256 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (2), Pejë (2), Gjakovë (1), Mitrovicë (1) dhe Gjilan (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 12 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105.292.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prizren (4), Prishtinë (3), Lipjan (2), Deçan (1), Pejë (1) dhe Podujevë (1).

Në total numri i rasteve aktive është 166./SuharekaOnline/