12 të shëruar dhe 10 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

17.06.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.848 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 10 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

12 të shëruar dhe 10 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.848 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 10 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107,620 raste dhe 2,250 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë (3), Prishtinë (2), Kaçanik (2), Prizren (1), Podujevë (1), Fushë Kosovë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 12 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,186. raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (4), Gjilan (1), Pejë (1), Prizren (1), Vushtrri (1), Podujevë (1), Gjakovë (1), Kaçanik (1), Lipjan (1).

Në total numri i rasteve aktive është 184./SuharekaOnline/