12 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

12.11.2022

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar për gjendjen aktuale me COVID-19. Nga statistikat e fundit të ministrisë bëhet e ditur se në Kosovë janë 12 raste aktive me COVID-19. MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 7 persona, ndërsa janë paraqitur 3 raste të reja me COVID-19. Ministria poashtu bën të […]

12 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar për gjendjen aktuale me COVID-19.

Nga statistikat e fundit të ministrisë bëhet e ditur se në Kosovë janë 12 raste aktive me COVID-19.

MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 7 persona, ndërsa janë paraqitur 3 raste të reja me COVID-19.

Ministria poashtu bën të ditur se nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë humbur jetën 3,202 persona.

Në 24 orët e kaluara janë dhënë 8 vaksina, ndërsa nga fillimi i procesit janë administruar 1,836,701 doza të vaksinës anti-COVID.