12 persona me Covid-19 në Infektivë, 4 në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 12 pacientë me Covid-19.

Tetë prej tyre janë në gjendje stabile.

“Katër pacientë janë në gjendje më të rëndë (prej të cilëve 2 janë me oksigjenoterapi në reparte të klinikës, ndërsa 2 në Mjekim intensiv)”, thuhet në raportin e Infektivës.

Numri total i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 955, prej tyre, 29 kanë humbur jetën, ndërsa 691 janë shëruar.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.