Çlirim Gashi
03.04.2019, 11:11

12 milionë euro buxheti i Kuvendit të Kosovës për vitin 2020

Raporti vjetor për Shpenzimet e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, ka marrur dritën e gjelbërt nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.

Me katër vota pro ka kaluar Raporti Vjetor i Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2018, ku një votë ishte kundër nga Ali Lajqi, dhe një abstenim nga deputetja e listës serbe, Jelena Bontiq.

Ndërkohë është shqyrtuar Korniza afatmesme për shpenzimet e Kuvendit per vitin 2020-2022 ku u tha se ka 12 milionë euro mjete, për buxhetin e Kuvendit për vitin 2020, transmeton RTK.