12 mijë e 832 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

30.07.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 12 mijë e 832 qytetarë. Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 275 mijë e 633 qytetarë. […]

12 mijë e 832 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 12 mijë e 832 qytetarë.

Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 275 mijë e 633 qytetarë.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 137 mijë e 445 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Ndërsa numri total i dozave të administruara është 413 mijë e 78.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës. Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se tash e disa ditë caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.