12 mijë e 220 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 1,930 testime prej të cilave 855 kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë indentifikuar 17 raste të reja, transmeton SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të reja në komunën tonë janë: Dubravë (1), Gjinoc (2), Mushtisht (1), Peqan (1), Samadexhë (1), Sallagrazhdë (1), Greikoc (1), Vraniq (1) Studençan (1) dhe Suharekë (7)

Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.220.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.