12.934 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

26.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës enjte janë konfirmuar 836 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 10 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka njoftuar se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e 3 rasteve pozitive në Komunën e […]

12.934 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës enjte janë konfirmuar 836 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 10 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka njoftuar se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 3 rasteve pozitive në Komunën e Suharekës janë: Mushtisht (1), Sopijë (1) dhe Studençan (1).

Rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 279 raste, Gjilan 74 raste, Gjakovë 60 raste, Podujevë 54 raste, Ferizaj 49 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 34 raste, Kamenicë 32 raste, Lipjan 30 raste, Klinë 16 raste, Obiliq 14 raste, Viti 13 raste, Deçan 9 raste, Istog 9 raste, Kaçanik 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Drenas 5 raste, Prizren 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Skenderaj 3 raste dhe me nga një rast Dragash, Kllokot dhe Ranillug.

Gjithashtu,  janë shëruar 700 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 70.587 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.934.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.813 raste të vdekjes.