12.900 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

16.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 599 raste aktive me COVID-19 dhe janë regjistruar 17 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka njoftuar se të enjten në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën […]

12.900 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 599 raste aktive me COVID-19 dhe janë regjistruar 17 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka njoftuar se të enjten në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë Sopijë (1) dhe Suharekë (3).

Ndërsa, rastet tjera janë nga komunat si: Prishtinë 128 raste, Gjilan 63 raste, Ferizaj 62 raste, Mitrovicë 46 raste, Gjakovë 44 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Vushtrri 26 raste, Lipjan 19 raste, Deçan 11 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Klinë 9 raste, Leposaviq 8 raste, Drenas 7 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 4 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Zubin-Potok dhe Zveçan.

Gjithashtu, të entjen janë shëruar 868 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.900.

Numri total i rasteve pozitive është 100.135 raste nga 490.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.039 raste të vdekjes.