118 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës, 4 në gjendje të rëndë

10.08.2021

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 166 pacientë. Prej tyre, 118 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 105 me oksigjeno-terapi dhe katër pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK, 94 pacientë të shtrirë, 53 prej tyre COVID-19 pozitivë […]

118 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës, 4 në gjendje të rëndë

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 166 pacientë.

Prej tyre, 118 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 105 me oksigjeno-terapi dhe katër pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 94 pacientë të shtrirë, 53 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 65 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 52 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë dhe Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë.

LEXO EDHE:  SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 100 mijë euro

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 72 pacientë, 65 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 40 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 20 pacientë, Spitali i Gjakovës, 18 pacientë, Spitali i Pejës, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 13 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.

Etiketat