11,768 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

18.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda dje janë regjistruar edhe 690 raste të reja me coronavirus. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 16 raste të reja me Covid-19 dhe ka raportuar për një viktimë të moshës 82 vjeç, shkruan SuharekaOnline. Dje gjithashtu janë shëruar 337 pacientë […]

11,768 raste aktive me Covid-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda dje janë regjistruar edhe 690 raste të reja me coronavirus.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 16 raste të reja me Covid-19 dhe ka raportuar për një viktimë të moshës 82 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Dje gjithashtu janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17,878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11,768.

Nga muaji mars ku edhe u shfaqen rastet e para me Covid-19 në Kosovë deri më tani numri total i rasteve pozitive është 30,495 raste nga 122,377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes.