1,165 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitale, prej tyre 944 me oksigjeno-terapi

28.08.2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar raportin ditor për rastet e spitalizuara me COVID-19 në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme. Sipas këtij raporti bëhet e ditur se janë 1,165 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 1,077 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 944 […]

1,165 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitale, prej tyre 944 me oksigjeno-terapi Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar raportin ditor për rastet e spitalizuara me COVID-19 në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas këtij raporti bëhet e ditur se janë 1,165 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Prej tyre, 1,077 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 944 me oksigjeno-terapi dhe 63 të tjerë në kujdes intensiv mjekësor.

Në QKUK janë 403 pacientë të shtrirë, 394 prej tyre me COVID-19 pozitivë dhe 323 të tjerë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 120 pacientë, Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 80 pacientë, Klinika Infektive 3 (Interno) 71 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 77 pacientë, Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 15 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 29 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 762 pacientë, 683 prej tyre Covid-19 pozitivë, 621 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 176 pacientë, Spitali i Gjakovës, 132 pacientë, Spitali i Pejës, 174 pacientë, Spitali i Gjilanit, 134 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 26 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 76 pacientë.