113 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 4 në Prizren

08.06.2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në QKUK, klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 113 pacientë, sipas raportit të punës për datën 8 qershor 2021. Prej tyre, 34 janë të konfirmuar me COVID-19, 4 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 87 janë nën asistim […]

113 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 4 në Prizren Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në QKUK, klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 113 pacientë, sipas raportit të punës për datën 8 qershor 2021.

Prej tyre, 34 janë të konfirmuar me COVID-19, 4 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 87 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 76 pacientë: 2 pacientë janë në gjendje të rënduar, 15 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 65 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 21 pacientë, 2 janë në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 55 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë: 19 të konfirmuar pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi, 2 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 3 pacientë Spitali i Pejës, 17 pacientë, Spitali i Gjilanit, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë.