1,100 raste të reja me kancer në Kosovë gjatë këtij viti

23.09.2021

Brenda kësaj kohe, janë diagnostikuar 1 mijë e 100 raste të reja me kancer. Sipas të dhënave, më shumë se 300 femra janë diagnostikuar me kancer të gjirit, 150 meshkuj me kancer të mushkërive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri i vezoreve dhe organeve gjenitale te femrat, si patologjitë më të shprehura. Janë […]

1,100 raste të reja me kancer në Kosovë gjatë këtij viti Foto: SHSKUK / Facebook

Brenda kësaj kohe, janë diagnostikuar 1 mijë e 100 raste të reja me kancer.

Sipas të dhënave, më shumë se 300 femra janë diagnostikuar me kancer të gjirit, 150 meshkuj me kancer të mushkërive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri i vezoreve dhe organeve gjenitale te femrat, si patologjitë më të shprehura.

Janë administruar mbi 30 mijë doza ta kimioterapisë dhe mbi 15 mijë seanca të rrezatimit janë realizuar deri më sot.

Klinika e Onkologjisë ka punuar gjatë gjithë kohës së Pandemisë COVID-19, me intensitet të plote, gjë që ka mundësuar që pacientet me kancer te kenë një trajtim meritor dhe në cikle të rregullta, në mënyrë që sëmundja të jetë sa më shumë në kontrollë.

Meqenëse gjatë kësaj kohe ka pasur edhe pacient onkologjik, që kanë qenë në trajtim specifik onkologjik e që janë infektuar me virus, gati të gjithë e kanë kaluar infeksionin si një grip të zakonshëm ose me probleme të vogla.