110 raste aktive me coronavirus në Kosovë

21.06.2022

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në Komunën e Suharekës nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19. Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 12 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.300, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140 persona. Në 24 orët e fundit nuk […]

110 raste aktive me coronavirus në Kosovë Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në Komunën e Suharekës nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 12 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.300, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140 persona.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur dhënie të dozave të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.073 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.