Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 10.710 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1.682 raste pozitive.

15:26 Të infektuarit me COVID-19 janë nga këto vende: Prishtinë  331, Ferizaj  150, Pejë  148, Gjakovë  113, Gjilan  102, Mitrovicë  86, Fushë Kosovë  75, Prizren  70, Podujevë  66, Viti  54, Malishevë  53, Vushtrri  51, Shtime  50, Suharekë  48, Lipjan  44, Gllogoc  42, Istog  40, Klinë  29, Obiliq  28, Kamenicë  24, Deçan  23, Rahovec  20, Skenderaj  13, Kaçanik  9, Dragash  5, Kllokot  4, Shtërpcë  2, Hani i Elezit  1, Graçanicë  1.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288.

Në total numri i rasteve aktive është 19.695.

https://www.facebook.com/597689407055317/posts/2070234289800814/?d=n